Brazili dhe Argjentina fitojnë me goleada, shkëlqen Messi
Ndeshjet e raundit të dhjetë të kualifikueseve të Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2026 nuk kanë surpriza, madje shkëlqejnë Argjentina dhe Brazili.
Kampionët në fuqi, mposhtin Bolivinë 6-0 me një tregolësh të shënuar nga Messi, ndërsa rrugën e rrjetës e gjetën edhe Lautaro, Alvarez dhe Almada.
Fiton bindshëm edhe “selecao” që mund Perunë 4-0: Raphinha shënon 2 gola nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa Pereira dhe Luiz Henrique shënojnë golat e tjerë.
Sanabria me një dygolësh ishte protagonisti i suksesit të Paraguait 2-1 përballë Venezuelës, ndërsa ndeshja midis Uruguait dhe Ekuadorit përfundoi 0-0. Ndërsa Kolumbia ka mundur 4-0 Kilin.