Brazili e Spanja, çerekefinaliste
Brazili dhe Spanja janë skuadrat e para që janë kualifikuar për në raundin çerekfinal të Kampionatit Botëror të moshës deri në 17 vjeç, i cili po zhvillohet në Indonezi dhe që po vjen drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionin Shqiptar.
Brazili, katër herë Kampion i Botës për moshën deri në 17 vjeç dhe për më tepër mbajtësi i trofeut, e gjen shpejt golin me Estevaon në të 14’. Mirëpo në fundin e pjesës së parë, atëherë kur u mendua që Brazili do ta mbyllte me fitore, vjen Bermudez për të barazuar në minutën e katërt shtesë. Në pjesën e dytë Estevao dhe në fund Luixhi vulosin suksesin 3-1.
Ndërkohë shumë interesante sfida mes Spanjës e Japonisë. Hunient ka shënuar në të 8’ dhe ka barazuar Navata në të 40’. Për iberikët golin e fitores e ka shënuar Guiu në të 74’.
E marta do të jetë për katër sfida të tjera të raundin të 1/8 të finaleve pikërisht Gjermani – SHBA, Mali – Meksikë, Argjentinë – Venezuelë dhe Marok – Iran. Kurse të mërkurën me Angli – Uzbekistan dhe Francë – Senegal mbyllet ky raund i dytë për t’ia lënë radhën të premten e të shtunën ndeshjeve çerekfinale. Gjysmëfinalet luhen më 28 nëntor, kurse më 1 dhjetor finalja për vendet 3-4 e me 2 dhjetor finalja e madhe për të përcaktuar kampionen e re të Botës për moshën deri në 17 vjeç.