Brazili heton shkaqet e avarisë që çoi në rrëzimin e avionit me 62 persona
Një raport paraprak nga autoritetet braziliane nuk ka arritur të përcaktojë shkakun e qartë të aksidentit ajror që në muajin gusht u zhyt drejt tokës duke u marrë jetën 62 personave.
Dokumenti i Qendrës për Studimin dhe Parandalimin e Aksidenteve Aeronautike (Cenipa) theksoi të premten se çfarë mbetet për t’u hetuar është sasia e akullit e gjetur në vendngjarje pas rrëzimit të mjetit. Ekspertët pretendojnë se sistemi i shkrirjes mund të ketë pësuar defekt në ajër.
Mjeti tip ATR-72 i linjës ajrore Voepass doli jashtë kontrollit pasditen e 9 gushtit. Humbja e shpejtësia prej avionit ishte sinjalizuar te kapiteni i mjetit, por ekipi nuk e njoftoi si problem urgjent në komunikimet radiofonike.
“Nga ajo çfarë lexoj prej raportit është pjesa e akullzimit, por aksidentet rrallë ndodhin prej një arsyeje të vetme,” u shpreh për agjencinë Rojters eksperti amerikan i aviacionit, Antoni Brikhaus (o. Anthony Brickhouse).
Sipas Cenipa-s, hetimet për rrëzimin e avionit mund të zgjasin më shumë se një vit. Zyrtarët e agjencisë thanë të premten se është ende e paqartë pse një avion me të gjitha certifikatat e nevojshme humbi kontrollin dhe ra.
“Ajo që dimë është se avioni po fluturonte në një zonë në kushte të rënduara akullzimi,” tha nënkoloneli Paulo Froes.
Kompania ajrore që zotëronte mjetin sqaroi në një deklaratë që raporti konfirmoi se avioni dhe pilotët ishin të certifikuar siç duhet dhe se do të vazhdojë të bashkëpunojë me hetimet. /Reuters