Bota

Brazili heton shkaqet e avarisë që çoi në rrëzimin e avionit me 62 persona

Një raport paraprak nga autoritetet braziliane nuk ka arritur të përcaktojë shkakun e qartë të aksidentit ajror që në muajin gusht u zhyt drejt tokës duke u marrë jetën 62 personave.

Dokumenti i Qendrës për Studimin dhe Parandalimin e Aksidenteve Aeronautike (Cenipa) theksoi të premten se çfarë mbetet për t’u hetuar është sasia e akullit e gjetur në vendngjarje pas rrëzimit të mjetit. Ekspertët pretendojnë se sistemi i shkrirjes mund të ketë pësuar defekt në ajër.

Mjeti tip ATR-72 i linjës ajrore Voepass doli jashtë kontrollit pasditen e 9 gushtit. Humbja e shpejtësia prej avionit ishte sinjalizuar te kapiteni i mjetit, por ekipi nuk e njoftoi si problem urgjent në komunikimet radiofonike.

Nga ajo çfarë lexoj prej raportit është pjesa e akullzimit, por aksidentet rrallë ndodhin prej një arsyeje të vetme,” u shpreh për agjencinë Rojters eksperti amerikan i aviacionit, Antoni Brikhaus (o. Anthony Brickhouse).

Sipas Cenipa-s, hetimet për rrëzimin e avionit mund të zgjasin më shumë se një vit. Zyrtarët e agjencisë thanë të premten se është ende e paqartë pse një avion me të gjitha certifikatat e nevojshme humbi kontrollin dhe ra.

Ajo që dimë është se avioni po fluturonte në një zonë në kushte të rënduara akullzimi,” tha nënkoloneli Paulo Froes.

Kompania ajrore që zotëronte mjetin sqaroi në një deklaratë që raporti konfirmoi se avioni dhe pilotët ishin të certifikuar siç duhet dhe se do të vazhdojë të bashkëpunojë me hetimet. /Reuters

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dashamir Shehi rrëfen kulisat për koalicionin zgjedhor: Formula ime e mund Edi Ramën

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, në emisionin ‘Ngjarja kryesore’ në RTSH, drejtuar nga Sonila Agostini…

43 minutes ago

Moti për sot me reshje shiu dhe shtrëngata

Për ditën e sotme moti do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme,…

45 minutes ago

Lezhë- Tritol zyrës së noterit Fran Gjoni, vëllai i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni

Një shpërthim ka tronditur Lezhën në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.…

47 minutes ago

Marrëveshja për mineralet, Trump: Zelensky do të vizitojë të premten Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se homologu ukrainas Volodymyr Zelensky mund të vizitojë të…

48 minutes ago

Arnautovic dhe Calhanoglu fundosin Lazion dhe i japin Interit gjysmëfinalen kundër Milanit

Në çerekfinalen e Kupës së Italisë, Interi mundi Lacion 2-0 në San Siro dhe kalon…

49 minutes ago

Nations League për vajza, Shqipëria mundet nga Çekia

Shqipëria e vajzave luajti pasditen e sotme ndeshjen e dytë ndaj Çekisë, e vlefshme për…

52 minutes ago

This website uses cookies.