Categories: LajmeSportFutboll

Brazili humb një yll, Neymar do të mungojë në Kupën e Amerikës

Neymar do të mungojë në Kupën e Amerikës 2024, që do të zhvillohet në qershor dhe korrik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të dëmtimit të rëndë që pësoi në tetor. Ka qenë mjeku i kombëtares braziliane ai që ka dhënë lajmin.

Ylli i “Seleçaos” u dëmtua gjatë humbjes 2-0 kundër Uruguait, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Sulmuesi u largua nga fusha e blertë me barrelë dhe u operua në nëntor, pasi kishte këputur ligamentet e gjurit të majtë.

Duhen të paktën 9 muaj, që lojtari të rehabilitohet dhe të kthehet të luajë pas një dëmtimi të tillë, një nga më të rëndët për një futbollist, ka shpjeguar mjeku i Brazilit, Rodrigo Lasmar, që ka theksuar se Neymar nuk mund të marrë pjesë në turneun që do të zhvillohet nga 20 qershori deri në 14 korrik.

“Nuk ka kohë mjaftueshëm, është shumë shpejt. Nuk ka kuptim që të nxitojmë për ta rikthyer në fushë dhe të rrezikojmë. Duhet të jemi të duruar. Vetëm pas 9 muajsh mund të flasim për një rikthim. Shpresojmë që pas kësaj periudhe të rikuperohet plotësisht dhe të kthehet të luajë në nivele të larta”, ka thënë Lasmar.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

3 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

3 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

3 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

3 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

3 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

3 hours ago

This website uses cookies.