Brazili i vendos ultimatum Ancelottit

Ancelottit

Ky mund të jetë sezoni i fundit i Carlo Ancelottit në krye të Realit të Madridit. Sipas asaj që raporton OK Diario, Federata braziliane e futbollit (CBF) e pëlqen shumë trajnerin e madrilenëve, por nuk ka ndërmend të presë përgjithmonë.

Për këtë arsye, pas Superkupës së Spanjës, agjentët e trajnerit u njoftuan se Ancelotti do të ketë afat deri në maj për të marrë një vendim. Ndërkohë Brazili është në pritje të tij.

Trajneri i njohur deri më tani e ka refuzuar ftesën e ardhur nga kombëtarja braziliane, por mbetet për tu parë se çfarë do të vendosë deri në maj.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.