Brazili mbetet pa trajner, shkarkohet edhe Fernando Diniz

Fernando Diniz

Fernando Diniz

Federata braziliane e futbollit nuk po kalon ditë të qeta. Sikur të mos mjaftonin rezultatet e dobëta sportive që skuadra ka arritur në fushë, Brazili nuk po kalon ditët e tij më të mira edhe në nivel institucional, sidomos për çështjet që kanë të bëjnë me presidentin e federatës.

 Ednaldo Rodrigues, që ishte shkarkuar nga funksionet e tij për shkak të parregullsive në zgjedhje, u rikthye në detyrë të enjten e kaluar, pas vendimit të Gjykatës së Lartë, që pezulloi vendimin filliestar (kujtojmë që pas shkarkimit të Rodrigues, FIFA kërcënoi Brazilin me përjashtim nga të gjitha kompeticionet).

Sipas “Globo Esporte”, masa e parë që ka marrë presidenti sapo është rikthyer në detyrë ka qenë informimi i trajnerit aktual të përkohëshëm Fernando Diniz, që nuk do të drejtojë “seleçaon” në Kupën e Amerikës 2024.

Kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Brazilit ishte Carlo Ancelotti, por italiani rinovoi kontratën e tij me Realin e Madridit. Sipas mediave braziliane, aktualisht në “pole position” për të marrë drejtimin e kombëtares është trajneri i San Paolos, Dorival Júnior. Pritet që tekniku i ri të debutojë në muajin mars në miqësoret kundër Anglisë dhe Spanjës.

 Fernando Diniz drejtoi Brazilin (si trajner i përkohshëm) në 6 ndeshje, duke koleksionuar 2 fitore, 3 humbje dhe 1 barazim. Trajneri largohet nga posti i tij, duke lënë Brazilin në vendin e 6-të në renditjen e kualifikueseve për Kupën e Botës, pas skuadrave si Ekuadori apo Venezuela.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.