Categories: LajmeSportFutboll

Brazili mendon për Mourinhon, Roma mban peng portugezin

Pak ditë më parë Jose Mourinho konfirmoi se e ardhmja e tij ishte e lidhur me Romën dhe se nuk do të fliste më për këtë temë, por duket se tashmë gjërat kanë ndryshuar.

Për teknikun portugez të verdhekuqve ka shfaqur interes Brazili, që pasi humbi Carlo Ancelottin (rinovoi kontratën me Realin e Madridit), synon që ti besojë stolin e kombëtares Mourinhos.

Portugezi, të cilit i skadon kontrata me klubin italian në qershor të vitit 2024, është i bindur që drejtuesit e Romës nuk kanë vendosur akoma se kujt do t’i besojnë stolin sezonin e ardhshëm, prandaj pret një sinjal konfirmimi nga Friedkin.

Për këtë arsye, shkruajnë mediat italiane, Mourinho i ka thënë drejtuesve më të lartë të federatës braziliane të futbollit (që kontaktuan agjentin e tij Jorge Mendes) se për momentin nuk mundet që të marrë drejtimin e Brazilit sepse ka një kontratë me Romën, por në të ardhmen nuk i dihet.

Edhe në Brazil situata nuk është shumë e mirë, pasi “seleçao” rrezikon përjashtimin nga kompeticionet e FIFA-s për shkak të ndërhyrjes së shtetit në punët e brendshme të federatës (presidenti Ednaldo Rodrigues u shkarkua nga detyra për parregullsi në zgjedhje).

RTSH Shkodra

Recent Posts

Orkestra Simfonike koncert më 20 shtator, dirigjenti italian Quadrini: Do sjellim një copë magjie

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të zhvillojë më 20 shtator në orën 19:00…

12 hours ago

Von der Leyen pret liderët e Ballkanit: I përkisni Evropës, të afrojmë tregjet e rajoni me atë të BE-së

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka pritur sot në Bruksel të 6…

12 hours ago

Lamtumirë Gerti Bogdani! Kolegët e ish-deputetit në lot: Ishte shembull frymëzues për të rinjtë

Është përcjellë për në banesën e fundit ish-deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani, i cili…

13 hours ago

Procedohet penalisht 37- vjeçari, mbante një shpend të rrallë të mbrojtur me ligj

Komisariati i Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit nga Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen…

13 hours ago

Vllaznia, test me Tërbunin para Bylisit – Kuqeblutë mundën pukjanët 1-0, bindin lojtarët e stolit

Vllaznia ka zgjedhur Tërbunin e Pukës për një test përgatitor në prag të ndeshjes së…

13 hours ago

Nis raundi i dytë i aplikimeve në universitet në datat 19–21 shtator nga u-Albania

Prej 19–21 shtator të gjithë maturantët, që nuk kanë aplikuar për programet universitare në raundin…

13 hours ago

This website uses cookies.