Bota

Brazili “në luftë” me zjarret, 45 qytete në gjendje të jashtëzakonshme

Brazili është tani “në një luftë kundër zjarreve”, tha ministrja e Mjedisit e vendit, Marina Silva, pasi tani është shpallur gjendja e jashtëzakonshme në 45 qytete në shtetin e San Paulo. Pas një takimi për përballimin e krizës, ku mori pjesë edhe presidenti Luis Inacio Lula da Silva, ministrja theksoi se kanë nisur hetimet nga policia federale për të zbardhur shkaqet e zjarreve që kanë përfshirë rajonin ditët e fundit.

“Policia do të hetojë dhe qeveria do të punojë me të gjitha shtetet për të shuar zjarret,” tha Lula.

Një nga zonat më të prekura është ajo e Hibeiru Preto, një qytet me më shumë se 700.000 banorë, rreth 300 kilometra nga San Paulo, në zemër të zonave të mëdha bujqësore.

“Mbrëmë u zgjova rreth orës 19:00 dhe e kisha shumë të vështirë të merrja frymë. Unë kam jetuar këtu për 32 vjet dhe nuk kam parë kurrë diçka të tillë më parë”, tha Carlos Hodriges, 66 vjeç.

Banorët u detyruan të evakuojnë shtëpitë e tyre në disa zona ndërsa flakët afroheshin.

Fluturimet janë anuluar dhe rrugët janë mbyllur për shkak të zjarreve, ndërsa të korrat janë shkatërruar dhe shumë bagëti kanë ngordhur.

Sipas të dhënave të mbledhura nga satelitët e Institutit Kombëtar të Kërkimeve Hapësinore (INPE), shteti i San Paulos po përjeton gushtin e tij më të keq me zjarret që nga fillimi i regjistrimeve në 1998.

Qeveria e Lulës e lidh situatën me ndryshimet klimatike. “Askush nuk mund të vazhdojë të mohojë krizën klimatike. Ne duhet të luftojmë ndryshimet klimatike me zgjuarsi, me investime dhe financime, duke përfshirë financime nga vendet e pasura që kanë shkatërruar tashmë pyjet e tyre. Jugu global nuk mund ta përballojë i vetëm këtë barrë”, tha presidenti brazilian./CNN

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

10 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

10 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

10 hours ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

11 hours ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

11 hours ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

11 hours ago

This website uses cookies.