Gabriel Zhezus
Gabriel Zhezus është nisur drejt Brazilit edhe pse ka plot tri javë që nuk luan me Arsenalin. Sulmuesi brazilian i “Topçinjve” të Londrës u dëmtua më 24 tetor në ndeshjen kundër Sevijës.
Ky fakt nuk ka penguar Federatën Braziliane të Futbollit për ta grumbulluar sulmuesin, i cili është nisur drejt vendlindjes. Ai do t’i nënshrohet ekzaminimeve të stafit mjekësor të Federatës Brazilane të Futbollit. Vetëm në një moment të dytë do të merret vendimi nëse do të aktivizohet ose jo në duelet delikate kundër Kolumbisë dhe Argjentinës.
Rregullorja e FIFA-s flet qartë në këtë drejtim pasi i lejon kombëtaret që të kontrollojnë vetë gjendjen shëndetësore të lojtarëve dhe më pas të vendosin nëse do të aktivizohen ose jo.
Në konferencën për shtyp Fernando Dinis zbuloi një precedent të pakëndshëm. “Në grumbullimin e muajit të kaluar Martineli nuk na raportoi se ishte gati për të luajtur. Nëse do të kishte qenë më transparen atëherë ne do ta kishim grumbulluar dhe të luante ndeshjet kundër Venezuelës dhe Uruguait”, tha komisari teknik i Brazilit.
Këtë të premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të qëndrueshme atmosferike. Moti…
Manchester United u kualifikua në çerekfinalet e Europa League, pas fitores 4-1 kundër Real Sociedad…
Tjetër arritje historike për Shqipërinë në Lojërat Olimpike Dimërore Speciale, të cilat janë duke u…
Një ditë polemikash të nxehta në Madrid dhe nuk mund të ishte ndryshe pas eliminimit…
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka mori pjesë në mbledhjen e Komiteti HatTrick të UEFA-s, që…
Deputetët miratuan në Kuvend të enjten me 73 vota pro, projektligjin “Për Paketën e Maleve”,…
This website uses cookies.