Brazili s‘heq dorë nga Ançeloti, Federata rinis negociatat për Botërorin 2026

Brazili s‘heq dorë nga Ançeloti

Ronaldo pak ditë më parë tha se Ançeloti në Brazil nuk ishte një fantazi e medieve pasi kishte qenë vetë ai që kishte bërë ndërmjetësin mes palëve, por më pas asgjë nuk u finalizua pasi Reali kishte vendosur veton duke mbajtur trajnerin në “Bernabeu”.

Sipas “Neë York Times” Federata Braziliane e Futbollit, në alarm pas shfaqjes horror të ekipit në ndeshjen me Argjentinën, ka rinisur kontaktet me teknikun italian, i cili konsiderohet si njeriu i duhur për të rikthyer pesë herë kampionët e botës aty ku e meritojnë.

Presidenti i rizgjedhur i Federatës në fjalë, Ednaldo Rodrigues, prej kohësh i ka vendosur vetes si qëllim për të afruar Ançelotin. Rodrigues kishte premtuar që ta merrte Ançelotin që në qershor të 2024-ës, por triumfi në Madrid bëri që gjithçka të mos konkretizohej.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.