Brdariç: Çmenduri të luash “Klasiken” në Lushnjë

Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, ka folur për mediat në prag të sfidës së nesërme kundër Tiranës, që do të luhet ën orën 14:00 në Lushnjë dhe do të transmetohet në RTSH.

“I uroj Vllaznisë dhe tifozëve një ndeshje sa më të mirë nesër, të suksesshme, ky është objektivi ynë. Për rrethanat, ishte e çmendur, deri dje në darkë nuk e dinim ku do luanim.

Është çmenduri ta luajmë këtë ndeshje Klasike në Lushnjë, por ky është realiteti tashmë dhe duhet t’i përshtatemi. E rëndësishme është ta përgatisim si duhet dhe të kërkojmë fitoren në këtë ndeshje.

Ndeshjet kundër Tiranës janë gjithmonë të veçanta, mezi po pres të fillojë ndeshja”, ka thënë trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç në konferencën për shtyp në prag të sfidës kundër Tiranës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.