Duhet te kthehemi tek situata që kishim para ndeshjes me Egnatian.
Kështu e ka nisur konferencën për shtyp para ndeshjes me Teutën në Durres trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric. Ai ka bërë një analizë të imtë të kësaj ndeshje, teksa u shpreh.
Çdo ndeshje wshtw njw betejw e ashpër dhe jemi te vetëdijshëm pwr kwtw. E dimë se çfarë do kemi pwrballë nesër. Teuta ndryshoi trajnerin, Devolli wshtw njw trajner me eksperiencw. Ka ngjallur më shumë agresivitet tek ekipi, me presing tw lartw, kanë disa lojtarë interesantw. Ka lojtarë tw shpejtw, duhet tw jemi sa mw tw kujdesshëm. Ne duhet te bëjmë nje presing sa me te mire dhe një strukture sa me e mire per te dale ne sulm. Mungesa e Bajramit ne mbrojtje nuk na shqetëson, ekipet profesioniste duhet te kuptojnë se duhet te punojnë me tepër se 11 lojtare. Të gjithë lojtarëve do tu vije koha te aktivizohen, nëse do kemi disa ndryshime dhe eshte normale. Duam ta përballojmë ne nje menyre sa me mire ndeshjen. Jam i lumtur që Krymi eshte kthyer, na jep stabilitet. Po ashtu edhe Gruda tregoi ne ndeshjen e fundit qe shte shume i rrezikshem. Secili në ekipin tonë ka cilësi, të cilat duhet ti përdorim sa më mirë.
I pyetur nga gazetaret, Brdaric ka folur edhe për mundësinë e përfshirjes në Final Four, duke thënë se është një rrugë e gjatë, ku tifozët mund te na ndihmojnë.
Kemi trokit ne dere ndeshjen e fundit, e dimë se duhet te përmirësohemi në disa aspekte. Mund te them se po ecim ne drejtimin e duhur por duhet të jemi sa me te kujdesshëm, të rrimë me këmbë ne toke, te punojmë sa më shumë, te japim maksimumin dite pas dite, nuk duam te leme pike, te marrim një 3 pikesh nesër. Final 4 eshte nje rruge e gjate, tifozët mund te na ndihmojnë. Eshte mire te kemi ëndrra. Duhet te punojmë dhe jo te flasim për te kapur tituj para veres.
Vllaznia luan në Durrës me Teutën, e cila ka ndryshuar trajnerin dhe nuk është në një pozicion aspak të mirë në renditje. Ndërkohë, kuqeblutë duhet të largojnë shijen e humbjes me Egnatian në Shkodër, për të mbajtur ritmin për Final Four ,por edhe për t’u ngjitur më lart ne renditjen e Superiores.
Kombëtarja shqiptare e vajzave po vijon përgatitjet për ndeshjen e parë të Nations League ndaj…
Në ndeshjen e dytë të play-off-it të Champions League, Milani nuk shkoi përtej barazimit 1-1…
Në një ndeshje të luftuar, Bayern arriti të eliminojë Celtic nga Champions League, pavarësisht shfaqjes…
Shkodra Elektronike ka realizuar videoklipin e këngës “Zjerm” me të cilën do përfaqësojnë Shqipërinë në…
Pak pas bisedimeve të mbajtura mes liderëve të lartë amerikanë e rusë në Arabinë Saudite,…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat lidhur me numrin e shqiptarëve që jetojnë…
This website uses cookies.