Brdaric i ekuilibruar para Skënderbeut – Tekniku kuqeblu flet për fitore vetëm në fund të konferencës për shtyp

brdaric f

Vetëm në fund të konferencën për shtyp dhe pas pyetjes së gazetarëve, trajneri i Vllaznisë Brdariç ka thënë se ne duam të fitojmë dhe shkojmë për tre pikë në Korçë.

Përpara ndeshjes me Skënderbeun, timonieri kuqeblu është treguar mjaft i ekuilibruar në deklarata.

“Po përgatitemi për këtë sfidë të fortë që kemi në Korçë.

Është ndeshja e tretë brenda kësaj jave dhe ne e dimë që kushtet atje do të jenë pak më të vështira.

Na duhet një anë psikologjike sa më e fortë, të jemi sa më mirë fizikisht dhe të përgatitur.

Skenderbeu është një ekip mjaft i mirë fizikisht, një miks mes lojtarëve të rinj dhe me eksperiencë. Duhet të jemi sa më të vëmendshëm që nga minuta e parë. Kurrë nuk nënvleftësojmë asnjë ekip.

Këtë sezon kemi luajtur dy herë me Skenderbeun, e dimë cilat janë armët e forta te tyre. Ne duhet të shfrytëzojmë pikat e dobëta të tyre.

Sot kemi një stërvitje dhe të punojmë për këtë ndeshje”, – u shpreh Brdaric.

Qato do të mungojë në Korçë, ka thënë Brdaric, teksa ka kujtuar se mungesat po i vuanim disa javë më përpara.

“Nuk kishim gjithë ekipin të gatshëm. Por kemi shumë lojtarë që kanë dëshirë të luajnë. Duhet të besojmë në çdo moment se ne mund ta fitojmë ndeshjen”.

Lidhur me bllokimin e merkatos së Vllaznisë nga FIFA, ai ka thënë se jemi duke diskutuar disa çështje, por i përkasin një niveli tjetër. Akoma nuk është e qartë se çfarë është duke ndodhur. Shpresojmë që të mund ta zgjidhim sa më shpejt.

Në lidhje me dështimin e afrimit të brazilianit Da Silva, Brdaric ka qenë i qartë. “Duhet të pyesni vetë Da Silvën se çfarë ndodhi. Është i vetmi që mund të pyesni çfarë shkoi keq. Mirëpresim lojtarë që mund të vijnë, që mund të bëjnë diferencën në fushë. Në rastin konkret, duhet të pyesni atë”,- ka shtuar ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.