Lajme

Brdaric: Ishte një ndeshje e fortë – Daja: “Në Kupë nuk lejohen gabimet se eliminohesh. Do të provojmë në ndeshjen e kthimit”

Barazimi i arritur në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, midis Vllaznisë dhe Dinamos duket se i ka kënaqur të dyja skuadrat, por edhe trajnerët e tyre.

Trajneri i Vllaznisë, Thomas Bërdariç u shpreh se skuadra e tij lufton për të dy trofetë.

“Ishte një ndeshje shumë e fortë, me dy ekipe të mira në Shqipëri.

Për mendimin tim, kishim formacionin e duhur.

E dinim që momentet janë decisive.

Në pjesën e parë kishim fat që nuk pësuam një gol, në të dytën ishin ata dy herë që nuk pësuan. Ishte ndeshje e fortë dhe e mirë.

Në mënyrën taktike e dimë që kemi dy ndeshje, nuk donim të merrnim risk të madh dhe do provojmë gjithçka në ndeshjen e dytë. Luajtëm pa një numër 9, pasi mungonin Balaj dhe Mensah.

 E dimë që nëse ekipi është i plotë, mund të fitojmë kundër tyre.

Deri tani luftojmë për të dyja kompeticionet. Kemi mundësi për të dy titujt”,- u shpreh Brdaric

Ndërsa trajneri i Dinamos, Ilir Daja, u shpreh:

“Në Shkodër dhe me Shkodrën luhet gjithmonë futboll.

Ambienti dhe tifozët kanë qejf lojë të hapur.

Gjithmonë bëhet një lojë e mirë. Sot ishte ndeshje që kemi bërë pjesë të parë goxha të mirë. Mund të shkonim drejt golit. Kishim probleme se Gudiabi ka hyrë me temperaturë. Po kujtoj se Itodo ka dy muaj që nuk luan. Dhe Aliji, sot në nxemje ka pasur probleme, ka luajtur me sforco. Me gjithë këto probleme që kemi, me gjithë rikuperimet që janë të rikuperuar, besoj se bëmë ndeshje të mirë në Shkodër, përballë Vllaznisë.

 Vetë Kupa nuk të lë shumë të gabosh. Është me system eliminimi, përveç rezultatit duhet të jesh në ekuilibër. Nuk ka më mundësi nëse bën hap të gabuar. Ndryshonte me ndeshjet e tjera se është diçka tjetër me eliminim” .

Blerti Delija

Recent Posts

Beci: Partia ime politike është Shkodra – Kryebashkiaku i Shkodrës i përgjigjet Berishës nga kantieret e punës.

Nga investimi më i ri që ka nisur në Shkodër, kryebashkiaku Benet Beci i ka…

42 minutes ago

“Emocionet e pas ndeshjes” – Baku, Pashollari dhe Mani, analizojnë barazimin e Vllaznisë

Gazetari sportiv Ervin Baku, fotoreporteri sportiv Petrit Pashollari dhe vidioanalisti Ardit Mani, të ftuar në…

1 hour ago

Vajzat e Kombëtares sfidojnë Kroacinë – Ndeshje vendimtare në “Loro Boriçi”, hyrja e lirë për tifozët

Kombëtarja e vajzave do të luajë ndeshjen e radhës ndaj Kroacisë, e vlefshme për UEFA…

1 hour ago

Marrëveshja kundër dhunës / Bashkia e Vaut të Dejës përparësi viktimave të dhunës, me programe strehimi

Bashkia e Vaut të Dejës ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të adresuar dhe trajtuar…

1 hour ago

Drama “7 Minuta” në Shkodër – Kasti i aktoreve me përvojë interpretuan në Teatrin “Migjeni”

Teatri “Migjeni” në Shkodër u mbush me emocion dhe duartrokitje për një kast të jashtëzakonshëm…

2 hours ago

Artriti reumatoid – Nëse nuk trajtohet, kthehet në sëmundje agresive

Artriti reumatoid është një sëmundje e rëndë që shoqërohet me dhimbje e cila na prish…

2 hours ago

This website uses cookies.