Brdariç: Me Bylis ndeshje e vështirë/Trajneri kuqeblu i matur për mediat para udhëtimit në Ballsh për Superligën

Me urimin për Ditën Kombëtare të Flamurit, e ka nisur konferencën për mediat trajneri i Vllaznisë Thomas Brdaric. Pas pjesës festive, ai është përqendruar në përgjigjet e pyetjeve për ndeshjen me Bylis për Superligën, ku ka pranuar se do të jetë një ndeshje e vështirë.
Është një ndeshje komplet ndryshe, jo si ajo në “Loro Borici”. Disa javë më përpara, kanë marrë një trajner me shumë eksperiencë në Superligë si Nevil Dede. Ai di si tipërgatisë ekipet për këto lloj ndeshjesh. Prandaj, duhet të jemi sa më të përgatitur për këtë sfidë nesër. Por besoj se, kemi cilësitë tona, kemi stilin tonë të lojës. Ne dhe lojtarët e dimë se nesër na pret një ndeshje e vështirë prej kuhsteve, fushës, mënyrës së lojës të Bylis që na vë gjithmonë në stres. Por ne për këtë duhet të jemi më të fokusuar përgjatë 90 minutëshit nesër.
Brdaric ka thënë se ekipi do të jetë i plotë me përjashtim të Krymit, i cili mund të zëvendësohet nga Qato, Salo apo Kahrimanovic. Lidhur me formacionin zyrtar, tekniku kuqeblu kq thënë se kemi edhe një stërvitje. Pas saj, do të caktohet ekipi që do zbresë në fushë por edhe rezervat në pankinë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.