Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric ka respekt për ekipin e Laçit, trajnerin e tij me përvojë që ka sjellë rritje në lojë e rezultate, por kërkon vetëm fitore në ndeshjen e të shtunës.
Në konferencën e zakonshme për mediat, timonieri i Vllaznisë ka një falënderim të veçantë.
“Pikë së pari dua të falënderoj tifozët dhe të gjithë ata që na mbështetën për ndeshjen e fundit për kupë.
Askush nuk do ta harrojë momentin që krijuam atë ditë në stadium. Ishte objektivi, arritëm gjysmëfinalen. Kjo do të jetë një shtysë edhe për ndeshjet në vijim.
Duhet të jemi profesionistë, të kuptojmë se luajmë kundër një ekipi mjaft të fortë si Laçi. E dimë se është një ndeshje krejtësisht e ndryshme nga ajo me Elbasanin në Shkodër. Mendja jonë duhet të jetë e fokusuar për të arritur objektivin, të fitojmë ndeshjen nesër.
Ndjehemi mirë, se pasi kemi mbyllur kualifikimin në ndeshjen e kaluar dhe tashmë fokusi është vetëm tek Laçi”, u shpreh Brdariç.
Brdaric pranon aspektin e lodhjes fizike pas 120 minutave të Kupës, por shton se: “Kemi një skuadër të madhe, disa lojtarë mund t’i lëmë pushim, pasi të gjithë kërkojnë të luajnë.
Është një nga ndeshjet më të vështira që mund të përgatisim me Laçin, me një trajner me mjaft eksperiencë, pas ardhjes së tij ekipi është rritur më shumë. Megjithatë, Brdaric thotë se ne jemi Vllaznia dhe shpresojmë të arrijmë objektivin e nesërm, që është fitorja.
Kryetarja e grupit të anëtarëve të Këshillit Bashkiak të PD-së, Irena Shala-Shestani, ka reaguar ndaj…
Olivos ku Diego Maradona u operua për herë të fundit më 3 nëntor të 2020…
Nga Hasi, mes emocionesh, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, zhvilloi një komunikim të…
Rritja e taksave dhe tarifave, pensionet e ulëta që nuk mbyllin as shërbimet bazike dhe…
I veçantë ishte takimi i radhës i kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Ted Kopliku.…
Nëpërmjet fuqizimit të vajzave dhe grave u zhvillua në gjimnazin “28 Nëntori” Shkodër faza finale…
This website uses cookies.