Brdariç: Ndeshje e balancuar, respekt Martinit! Trajneri i Vllaznisë: Luajmë në çdo ndeshje për të marrë pikë
“Tjetër sfidë e madhe”, kështu e nis konferencën për mediat trajneri i Vllaznisë Thomas Brdariç, në prag të sfidës me Teutën të dielën në Durrës për Superligën. Ai thotë se ekipi duhet të ruajë të njëjtën përformancë si në ndeshjen me Egnatian në Shkodër.
Timonieri kuqeblu ka njoftuar se Amir Kahrimanoviç i është bashkuar ekipit në stërvitje, por ka shtuar se nuk është në planet e tij për ndeshjen me Teutën. Atmosfera e mirë në ekip do të na ndihmojë, ka vijuar Brdariç, teksa ka shtuar se: “Objektivi është marrja e pikëve në çdo ndeshje. Ai ka vlerësuar trajnerin e Teutës Edi Martini, i cili sipas tij punon shumë. Ndeshje e balancuar, mund ta fitojë secili ekip”, ka thënë Brdariç për gazetarët.