Vllaznia ndeshet sërish me Elbasanin, sërish në “Loro Boriçi”, por kësaj here, për Kupën e Shqipërisë.
Kuqeblutë kërkojnë kalimin e turit, për të vijuar betejën edhe në këtë kompeticion, përveç Superligës.
Nga ana tjetër, Elbasani ka një mundësi të mirë të arrijë Europën përmes Kupës së Shqipërisë.
Në daljen e zakonshme për mediat, trajneri i Vllaznisë Thomas Brdaric, shfaqet i matur.
“Është një sfidë e madhe nesër, e dimë që është një ndeshje me eliminim, kush fiton kalon raundin.
Kemi ndeshjen në shtëpinë tonë, duhet ta luajmë në mënyrë sa më profesionale, objektivi është të fitojmë ndeshjen, do të punojmë fort për këtë. Nuk do të ndërrojmë stilin e lojës tonë, kemi një strukturë, kemi krijuar raste kundër disa ekipeve të vështira, ndeshjen e fundit patëm raste për të shënuar dhe njëherë e bëmë, nesër na duhet balancë e mirë për shënuar dhe mbrojtur, kemi analizuar ndeshjen e fundit për të bërë edhe më mirë, kemi një stërvitje edhe sot, kemi disa lojtarë që kthehen në skuadër. Ata do të kërkojnë të fitojnë, jemi munduar të tregojmë vlerat dhe armët tona të forta. Mezi po pres dhe të shohim se çfarë do të ndodhë, u shpreh Brdaric”.
Brdaric beson tek mbështetja e tifozëve në “Loro Boriçi”, duke shpresuar që të gjithë bashkë të festojnë në fund kualifikimin.
Lidhur me skuadrën që zbret në fushë, ai thotë se do të zgjedhë lojtarët më mirë fizikisht. “Iu them lojtarëve gjithmonë që duhet të investojmë më tepër se 100% dhe nëse e bëjmë fitojmë ndeshjen nesër”, ka deklaruar trajneri i Vllaznisë Thomas Brdariç
E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…
Paraqitja e ofruar në ndeshjen kundër Xhenoas duke se ka bindur Simone Inzagin për t’i…
Në një botë ku teknologjia shpesh dominon dhe shpejtësia e informacionit është më e rëndësishme…
Bashkia Shkodër po investon në pastrimin e kolektorit kullues, në fshatin Rrushkull, Njësia Administrative Dajç.…
Ky dimër ka qënë i vështirë për virozat stinore, të cilat kanë prekur thuajse çdo…
Europa duhet të ndryshojë qasje për sa i përket Ukrainës dhe të tregohet më diplomatike…
This website uses cookies.