Brdaric: Shumë i lumtur për këtë 3- pikësh, trajneri kuqeblu vlerëson talentet si “investim” i klubit
Arritëm të shpërblehemi nga intestimet tona.
Kështu shprehet trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric, pas ndeshjes me Laçin, ku kuqeblutë fituan falë dy golave të talenteve Dodaj dhe Delaj.
Tre pikë me shumë vlerë, ndaj një kundërshtari të fortë, kanë sjellë lumturi tek timonieri kuqeblu.
Jam shumë i lumtur për djemtë e rinj, por një falenderim i takon gjithë ekipit.
Me këtë dëshirë e mentalitet, ishte bukur t’i shikosh.
Luftuan shumë kundër një ekipi të fortë, ku në vimijësi ka patur rezultate të mira. Është e vështirë të luash kundër tyre, prandaj jam shumë i lumtur për këtë 3 pikësh.
Brdaric ka thënë se për shkak të dëmtimeve, po luajmë me gjysmë ekipi në dispozicion, teksa ka shtuar se të gjithë futbollistët duhet të jenë të gatshëm në çdo moment.
“Njeriu i ndeshjes” nuk mund të ishte kush tjetër veç Kevin Dodaj.
Ai shprehet i lumtur për fitoren e arritur, por edhe golin e shënuar, teksa shpreson të bëjë dhuratë edhe në ndeshjen me Partizanin.
Fitorja me Laçin dhe barazimi i Partizanit me Elbasanin, ka ngjitur në krye të Superligës Vllazninë, me pikë të barabarta me Dinamon që mundi Tiranën.