Brdaric: Takim special, sfida ndaj Dinamos – Gurishta do të mungojë deri në janar, rikthehet Krymi
Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric, e ka cilësuar takimin e nesërm ndaj Dinamos, që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, si shumë të rëndësishëm për javën e 16-të të Abissnet Superiores.
Në konferencën për media, një ditë para ndeshjes, ai ka theksuar rëndësinë e kësaj sfide për ekipin e tij.
Brdaric ka vlerësuar kundërshtarin, ekipin e drejtuar nga Ilir Daja, dhe ka kërkuar nga lojtarët që të japin maksimumin për të marrë tre pikët.
Ndërkohë, një mungesë e konfirmuar për këtë ndeshje është mbrojtësi i djathtë, Gurishta, i cili do të mungojë deri në fillim të vitit të ardhshëm. Megjithatë, Brdaric ka njoftuar se ekipit i është bashkuar Krymi.
Ndeshja Vllaznia – Dinamo do të zhvillohet nesër në orën 19:30 në stadiumin “Loro Boriçi”.
Pritet që kjo sfidë të dhurojë spektakël, pasi të dy skuadrat po luftojnë për objektiva të mëdha në këtë kampionat, siç është fitimi i titullit.