Bregu i liqenit “çlirohet” nga mbeturinat , Drejtoria e Shërbimeve Publike pastrim në zonën e Vrakës
Hedhja e mbetjeve urbane dhe atyre ndërtimore pranë vijës së Vrakës, në bregun e liqenit të Shkodrës, ishte kthyer në shqetësim për bashkitë e Shkodrës dhe Malësisë së Madhe, duke qënë se kjo pikë ndan kufirin mes dy bashkive.
Drejtoria e Shërbimeve Publike e Bashkisë Malësi e Madhe ka kryer pastrimin e kësaj zone, e cila mundet të shfrytëzohet edhe për turizëm liqenor, por fatkeqësisht persona të papërgjsgjëm vazhdojnë të ndotin zonën në fjalë.
Ndërkohë , Prela sqaron së është ngritur një Task-Forcë e përbashkët për pastrimin, si dhe për ruajtjen e vijës liqenore.
I ndarë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, liqeni i Shkodrës, konsiderohet një pasuri natyrore ndërkufitare dhe për sa i përket madhësisë, është më i madhi në Ballkan.