Breshëri plumbash në drejtim të banesës / Pronari emër i njohur për drejtësinë, më herët i vendosën tritol
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar paraditen e kësaj të Premte në Kurbin.Mësohet se është qëlluar me breshëri plumbash ne drejtim të banesës së Skënder Likës banesës të së cilit pak muaj më parë ju vendos dhe lënde plasëse.Ngjarja me shpërthim ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të 10 marsit, teksa Skënder Lika dhe bashkëshortja e tij ishin në gjumë.Skënder Lika sapo kishte dalë nga burgu, pas 6 muaj vuajtje dënimi. Ai është babai i Llej Likës, i cili u arrestua si autori i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Rakip Roli në Dhjetor të vitit 2021.Ndërkohë që Skënder Lika është xhaxhai i Ilir Likajt i arrestuar për vrasjen e dy biznesmenëve në një hotel në Mamurras, përkatësisht të shtetasve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.Pikërisht ngjarja dyshohet të ketë lidhje me ngjarjet kriminale që kanë ndodhur gjatë viteve të fundit në zonën e Kurbinit.