Brigjet e Kirit të mbushura me mbeturina, në këtë zonë vijojnë të hidhen tonelata mbeturinash dhe inertesh

Megjithëse Bashkia Shkodër ka ndërhyrë në disa pika të vend grumbullimi mbetjesh duke i pastruar, situata vijon të jetë problematike pak metra më tutje në brigjet e lumit Kir
Në këtë zonë, hidhen tonelata mbeturinash dhe inertesh të ndryshme duke krijuar një situatë mjaft problematike.
Ndërkohë, prezenca e mbeturinave, gërryerja e shtratit të këtij lumi dhe prania e inerteve kanë ndikuar edhe në devijimin e shtratit të lumit Kir duke dëmtuar ndjeshëm bazamentin e tij dhe në stinën e dimrit këto zona janë përfshirë nga përmbytjet si shkak i daljes nga shtrati të lumit Kir.