Brigjet e lumenjve pre e ndotjes – Mbeturinat “rrethojnë” edhe argjinaturën e Kirit

brigjet e lumenjve ndotja

Kjo është gjendja në të cilën ndodhet sot argjinatura e Kirit.

Çdo ditë aty, sasia e mbeturinave që hidhen është e konsiderueshme.

Një problem shqetësues është edhe dëmtimi i përditshëm i argjinaturës, si pasojë e mbetjeve të ngurta që depozitohen në këtë vend.

Pothuajse e gjithë argjinatura në krahun e djathtë të Kirit nuk kryen asnjë funksion.

Kur ka reshje, lumi vërshon, bëhet rrezikshëm dhe merr me vete mbetjet që përfundojnë nga lumi Buna drejt detit Adriatik.

Devijimi i rrjedhës së lumit Kir, për shkak të ndotjes që po i bëhet shtratit të tij, pasohet nga dëme të mëdha mjedisore.

Edhe pse në disa raste ka patur premtime se personat që ndotin këtë zonë duke hedhur inerte do të ndëshkohen me masa administrative gjobë, sporadike kanë qenë rastet kur personat e papërgjegjshëm janë përballur me ligjin.

Brigjet e lumenjve vazhdojnë që të dëmtohen pa kriter duke shkaktuar një masakër të vërtetë mjedisore.

Në të njëjtën kohë, nuk dihet ende se deri kur kjo situatë e papranueshme do të vijojë të jetë në këtë gjendje.

Në fakt, kur mendon këto pamje janë vërtet skandaloze, ku mbetjet lulëzojnë çdo ditë.

 Prej vitesh flitet për devijimin që ka pësuar lumi Kir, zgjerimin e shtratit të këtij lumi apo edhe shterrimin në masë të konsiderueshme.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.