Briken Calja, i pari në Baterinë B

Briken Calja, i vetmi përfaqësues i peshëngritjes shqiptare në Kupën e Botës në Tajlandë, është renditur i pari në Baterinë B të peshës deri në 73 kilogram. Në stilin e shkëputjes është i saktë në të tria provat e tij, teksa e ka nisur me 145 kilogram për të vijuar më pas me 150 kilogram dhe 152 kilogram. Në shtytje është rezultativ në tentativën e tij me 181 kilogram, por jo i tillë më pas me 185 kilogram. E për rrjedhojë me 333 kilogram është renditur i pari në Baterinë B.

Kupa e Botës në Tajlandë ishte dhe gara e fundit kualifikuese për Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Ndaj Calja është ndjerë dhe më shumë se sa i kënaqur, ndërsa në postimin e tij në facebook ka shkruar “Rikthim i fuqishëm prej kampioni”. “Pas muajsh mundimesh për shkak të dëmtimit, pas muajsh sakrificash dhe lodhjeje, sot ia dola të rikthehem me një rezultat fantastik në Kupën e Botës “Thailand 2024”, ku arrita nje rezultat shumë të mirë në peshën 73 kg. Shumë mendje skeptike nuk e besonin të rikthehesha kaq fuqishëm sa sot, por përsëri vërtetova se dëshira për të arritur sukses për këtë komb dhe për të qëndruar në majat e këtij sporti janë më të mëdha.

Kompeticioni i sotëm ishte një provë dhe një test mjaft i rëndësishëm për shkak se është i fundit kualifikues për Lojrat Olimpike Paris 2024”, ka nënvizuar Briken Calja, i cili ka patur falënderime për të gjithë ata që e mbështesin. I bindur se do të jetë në “Paris 2024”, Briken Calja mund ta radhisë emrin përkrah Luiza Gegës e Zelimkan Abakarov, të cilët kanë kohë që e kanë arritur normën e kualifikimit për në Lojërat Olimpike.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.