Britani/ Fabrikë kanabisi me vlerë 1,9 mln paund, shqiptari nën akuzë

e138c056e17343ddb87d41c143dd43ff

e138c056e17343ddb87d41c143dd43ff

Një shqiptar 42-vjeçar është paraqitur para gjykatës me akuzën e ngritjes së një fabrike kanabisi me vlerë 1,9 milion paund mbi një ndërtesë të braktisur në Britaninë e Madhe.

Qendra e punësimit ku ushtronte aktivitetin Ylber Dajçi u verifikua nga policia gushtin e kaluar, ku u gjetën edhe 2,300 bimë kanabisi, të cilat shqiptari dyshohet se i rriste nëpër 16 dhomat e godinës së pabanuar. Godina ishte përshtatur edhe nga ana elektrike për procesin, ndërsa matësi elektrik ishte nxjerrë jashtë funksionit.Dajçi pretendon se ai mbërriti në mënyrë klandestinë në Britani rreth një vit më parë dhe në periudhën 17–22 gusht 2022 ishte punësuar vetëm si kopshtar i fabrikës ilegale.

Prokurorja Lusi Stoker (o. Lucy) kërkoi që ndaj shqiptarit të nisë procesi gjyqësor për veprën për të cilën ai akuzohet.

Nëse bimët do të rriteshin duke arritur pjekurinë e plotë, vlera e tyre do të shkonte 600 mijë deri 1,9 milion paund po të shiteshin në rrugë,” tha prokurorja. 

42-vjeçari Dajçi do të mbahet në paraburgim deri në nisje të gjyqit ndaj tij më 19 shkurt 2024.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.