Britania e Madhe dhe Ruanda
Sekretari i brendshëm britanik Xhejms Klevërli ( James Cleverly ) nënshkroi këtë të martë një traktat me Ruandën që synon tejkalimin e një bllokade ligjore me të cilën është përballur së fundmi plani i qeverisë së Rishi Sunak për dërgimin në vendin afrikan të azilkërkueve që shkojnë në Britaninë e Madhe me gomone.
Sipas Klevërlit, dokumenti adreson vendimin e gjykatës supreme britanike që doli në përfundimin se plani Ruandës ishte i paligjshëm. Gjykata ngriti shqetësimin se azilkërkeusit që dërgohen në vendin e Afrikës lindore mund të rrezikojnë të kthehen në vendet e origjinës pa iu nënshtruar më parë një vlerësimi të pretendimeve të tyre. Gjykata u shpreh gjithashtu se Ruanda nuk mund të ofronte një proces të duhur të apelimit në rast se azilërkuesve iu refuzohej kërksa për azil.
Për këtë çështje, traktati parashikon ngritjen e një organi të pavarur gjyqësor me anëtarë nga të dy vendet për të rishikuar kërkesat e refuzuara për azil. Ndërkaq sipas dokumentit, çdokujt që dërgohet në Ruandë do t’i jepet leje e përhershme për të qëndruar atje nëse nuk arrijnë të marrin azil në Mbretërinë e Bashkuar.
Traktati i ri Mbretëri e Bashkuar – Ruandë zevëndëson memoranumin e mirëkuptimit nënshkurar më parë mes dy vendeve, që sipas ligjit ndërkombëtar nuk ishte detyrues. Mbretëria e Bashkuar ndërkohë i ka paguar qeverisë së Ruandës 140 milionë paundë për këtë skemë, por asnjë migrant nuk është dërguar ende atje.
Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…
Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…
Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…
Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…
Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…
Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…
This website uses cookies.