Britania e Madhe do të depërtojë rreth 6000 emigrantë në Ruandë këtë vit
Mbretëria e Bashkuar pritet të depërtojë rreth 6 mijë migrantë në Ruandë gjatë këtij viti. Kjo u bë e ditur nga sekretarja britanike e shëndetësisë Victoria Atkins e cila foli për Sky neës pasi qeveria e Sunak publikoi detaje të reja për skemën e dërgimit të azilkërkueve në vendin afrikan. Nga këta gjashtë mijë migrantë, më shumë se 2 mijë prej tyre mund të gjurmohen për t’u ndaluar para se të dërgohen në Ruandë.
Pritshmëria është që të largojmë këtë grup prej rreth 6 mijë migrantësh deri në fund të këtij viti. Nëse dikush nuk raporton për vendndodhjen ashtu siç duhet të bëjnë, do të gjenden, u shpreh Atkins.
Migrantët që kanë mbërritur në territorin britanik nga janari I vitit 2022 deri në qershor të vitit të shkuar, të cilat kapin shifrën e 57 mijë personave, mund të mos iu pranohen kërkesat për azil dhe të dërgohen në Ruandë, u shpreh ndërkohë ministria e brendshme britanike.
Nën sekëmne ruandës, e cila pritet t’u kushtojë taksapaguesve britanikë qindra milionë paund, kërkesat e migrantëve për azil do të përpunohen në Ruanda. Nëse këto kërkesa miratohen, ata do lejohen të qëndrojnë në Ruandë dhe jot ë kthehen në mbretërinë e bashkuar.
Ruanda, popullsia e së cilës kap shifrën e 13 milionë banorëve, pretendon të jetë një nga vendet më të qëndrueshme të kontinentit afrikan dhe është vlerësuar ndërkohë për infrastrukturën e saj modern. Megjithatë, grupet e të drejtave të njeriut akuzojnë presidentin e atij vendi se sundon në një kimë frike, ku goditen disidentët dhe liria e fjalës.