Britania e Madhe: Grupi Vagner do të shpallet organizatë terroriste

5070c5b3d1f34d51af790e653c28d070

5070c5b3d1f34d51af790e653c28d070

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se do ta konsiderojë grupin mercenar rus Vagner si organizatë “terroriste”.

Një projekt-ligj pritet të paraqitet në parlament ku parashikohet që pasuritë e Vagnerit të kategorizohen si të ardhura nga terrorizmi dhe të konfiskohen.

Përcaktimi si organizatë terroriste do ta bëjë të paligjshëm këdo që është anëtar i grupit ose e mbështet atë në Britaninë e Madhe.

Vendimi për të ndaluar grupin sipas Aktit të Terrorizmit 2000 u mor për shkak të “natyrës dhe shkallës së aktiviteteve të organizatës, si dhe kërcënimit që ato paraqesin për shtetasit britanikë jashtë vendit”, citon The Guardian të ketë thënë Home Office.

Sekretarja e Brendshme Suella Braverman e përshkroi Vagnerin si “të dhunshëm dhe shkatërrues… një mjet ushtarak i Rusisë së [Presidentit] Vladimir Putin” dhe tha se aktivitetet e tij ishin një “kërcënim për sigurinë globale”, transmeton Al Jazeera.

Mbretëria e Bashkuar ka vendosur tashmë sanksione ndaj Vagner-it, disa prej komandantëve të saj të lartë dhe atyre të lidhur me të në Afrikë, lidhur me shkeljet e dyshuara të të drejtave të njeriut, por ka qenë nën presion për të shkuar më tej.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.