Britania e Madhe ligj të posaçëm për refugjatët: Kush hyn këtu do kthehet direkt
Sekretarja e Brendshme, Suela Braverman ka deklaruar se plani i kthimit të azilkërkuesve duke i dërguar ata fillimisht në Ruanda do të vijojë të zbatohet më tej.
Sipas Bravermanit, Britania e Madhe ka punuar në këtë drejtim për të trajtuar emigracionin e paligjshëm dhe ka zgjedhur të ndjekë një rrugë të të atillë qoftë “të njëanshme ose dypalëshe” për të kufizuar numrin e njerëzve që kërkojnë azil.
Ajo ka shpjeguar se përveç punës me homologët në Shqipëri dhe Francë për të reduktuar numrin e gomoneve që nisen për në Mbretërinë e Bashkuar, qeveria britanike po punon gjithashtu për një Akt qeveritar për Migrimin e Paligjshëm.
Sipas Bravermanit, ky legjislacion do të përcaktojë se: “çdokush që hyn ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar do të konsiderohet i papranueshëm për sistemin tonë të azilit, dhe pas vlerësimit, do të ndalohet dhe do të largohet me shpejtësi në vendin e tij të origjinës nëse është i sigurt, ose në një vend të tretë të sigurt nëse jo”, thotë ajo.
Legjilascioni që paraqet Bravermani është plani i Ruandës që u cilësua i paligjshëm nga Gjykata e Lartë në korrik të këtij viti, transmeton BBC.
Megjithatë, Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe shprehet se e sigurt se Gjykata e Lartë do të japë një vendim në favor të qeverisë kur ajo të apelojë vendimin.