Britania e Madhe shpall grupin Vagner si organizatë terroriste
Britania e Madhe shpall zyrtarisht grupin Vagner (o. Wagner) si organizatë terroriste. Urdhri u dha në parlament dhe u mbështet nga ligjvënësit.
Sipas vendimit, mbështetësit e këtij grupi do të merrnin një dënim të mundshëm prej 14 vitesh burg.
“Ky urdhër hyn në fuqi me efekt të menjëhershëm dhe do ta bëjë një vepër penale përkatësinë në Grupin Vagner ose mbështetjen aktive të grupit në MB, me një dënim të mundshëm prej 14 vitesh burg, i cili mund të jepet së bashku ose në vend të një gjobe,” tha qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të premten në një njoftim për shtyp.
Kreu i Vagnerit, Jevgeni Prigozhin (o. Yevgeni) dhe komandanti në terren i grupit, Dmitri Utkin, vdiqën muajin e kaluar në atë që zyrtarët perëndimorë besojnë se ishte një aksident i qëllimshëm avioni, dy muaj pasi Prigozhini organizoi një rebelim jetëshkurtër kundër Kremlinit, kërcënimi më i madh për presidentin rus Vladimir Putin.
Shumica e ekspertëve të sigurisë dyshojnë se Vagner do të mbijetojë në formën e tij aktuale pa Prigozhinin, por kjo nuk e ka penguar Mbretërinë e Bashkuar të lëvizë kundër grupit./CNN