Lajme

Britania i dhuron pajisje me vlerë 30 000 paund Policisë Kufitare për luftën kundër krimit

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda priti në takim menaxherin rajonal të Zyrës së Operacioneve Ndërkombëtare të Ministrisë së Brendshme Britanike, Ian Byrne, dhe menaxherin rajonal të Agjencisë Kundër Krimit, Andrew Clowes.

Gjatë takimit, Proda vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer me agjencitë ligjzbatuese britanike në shumë aspekte të fushave të policimit dhe falënderoi për mbështetjen që këto agjenci, Ministria e Brendshme dhe Qeveria britanike, kanë dhënë për Policinë e Shtetit shqiptar, si në forcimin e kapaciteteve profesionale, ashtu edhe në drejtim të përmirësimit të kapaciteteve logjistike.

Një tregues i qartë i kësaj mbështetjeje është edhe dhurimi i pajisjeve me vlerë rreth 30 000 paund, për departamentin për Kufirin dhe Migracionin, të cilat u dorëzuan gjatë takimit të zhvilluar.

Departamenti i Operacioneve Ndërkombëtare pranë Ministrisë së Brendshme të Britanisë së Madhe i dhuroi departamentit për Kufirin dhe Migracionin të Policisë së Shtetit shqiptar, pajisje me vlerë rreth 30 000 paund, për të forcuar luftën kundër krimit të organizuar, si në territorin e brendshëm, ashtu dhe në pikat kufitare të Shqipërisë.

Ian Byrne evidentoi rezultatet shumë të mira të arritura në kuadër të Taskforcës së përbashkët Kundër Migracionit, si edhe falënderoi Policinë e Shtetit, për operacionet e përbashkëta mjaft të suksesshme të zhvilluara. Gjithashtu, rikonfirmoi vullnetin për vijimin e këtij bashkëpunimi dhe të mbështetjes britanike për Policinë shqiptare. Në vazhdën e mbështetjes pritet të fillojë puna për ndërtimin e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë, si edhe pritet të dorëzohen disa dronë për departamentin e Policisë Kriminale.

Menaxheri rajonal i Agjencisë kundër Krimit, Andrew Clowes, vlerësoi bashkëpunimin mes palëve në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe shprehu gatishmërinë e tij për të mbështetur Policinë shqiptare, për një shkëmbim në kohë reale të informacionit, në interes të garantimit të sigurisë për qytetarët e të dyja vendeve.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i ka siguruar dy përfaqësuesit britanikë, për forcimin e këtij bashkëpunimi, dhe ka konfirmuar edhe një herë se Policia e Shtetit është shumë e vendosur për të punuar me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, për të luftuar krimin e organizuar dhe migracionin e paligjshëm.

RTSH Shkodra

Recent Posts

SHBA- Avioni me 64 pasagjerë përplaset me helikopterin ushtarak, dhjetëra viktima

Një avion me 64 persona në bord është rrëzuar në lumin Potomac pas përplasjes me…

41 minutes ago

Boniek: Vetëm Interi mund të konkurojë me Napolin për titull

Zibi Boniek, legjenda e futbollit polak, foli në frekuencat e Kiss Kiss Napoli, gjatë Radio…

42 minutes ago

Interi, mision i përfunduar me Asllanin në fushë: Lautaro shkatërron Monakon

Misioni i realizuar për Interin në Champions League. Në ndeshjen e fundit të kësaj faze…

44 minutes ago

Hamilton aksidentohet me Ferrari në testimet e Barcelonës

Në ditën e tretë të aktivitetit në timonin e Ferrarit, aksidenti i parë për Leëis…

45 minutes ago

Berisha: Do të dyfishojmë rrogat e arsimtarëve dhe buxhetin për arsimin!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Partia Demokratike synon të dyfishojë rrogat…

47 minutes ago

KQZ publikon të dhënat: Më shumë se 100 mijë kërkesa për votim nga jashtë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat më të fundit, lidhur me numrin e…

50 minutes ago

This website uses cookies.