Britania u tregon ekspertëve të OKB-së foto të dërgesave të Koresë së Veriut në Rusi
Mbretëria e Bashkuar ka ofruar fotografi satelitore të ngarkesave të Koresë së Veriut në Rusi për një panel ekspertësh të OKB-së si pjesë e një përpjekjeje për nisjen e një hetimi zyrtar mbi marrëveshjet e armëve në kundërshtim me sanksionet ndërkombëtare.
Një raport i papublikuar i inteligjencës së mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar tregon pamjet e marra midis periudhës shtator-dhjetor të tre anijeve ruse, Maia, Angara dhe Maria, duke ngarkuar kontejnerë në portin e ringjallur të Koresë së Veriut në Najin përpara se të kalonin në portet ruse në lindjen e largët.
Ndërsa agjencia tha se nuk mund të identifikonte se çfarë kishte në kontejnerë, ajo pasoi një njoftim të SHBA-së javën e kaluar se raketat balistike nga Koreja e Veriut ishin përdorur nga Rusia në Ukrainë.
““Përdorimi i armëve të Koresë së Veriut nga Rusia në Ukrainë është një shkelje e rezolutave të shumta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha një diplomat i OKB-së. “Mënon përpjekjet ndërkombëtare për të parandaluar përhapjen e armëve bërthamore dhe ekspozon se sa e dëshpëruar është bërë Rusia në pushtimin e saj të dështuar. Kjo dhe prova të tjera të dorëzuara në komitetin e sanksioneve të OKB-së duhet të nxisin një hetim të plotë për thyerjen flagrante të sanksioneve ndërkombëtare nga Rusia dhe DPRK [Koreja e Veriut]”, thuhet në raportin e publikuar nga “The Guardian”.
Koreja e Veriut është akuzuar se ka furnizuar me raketa balistike dhe qindra mijëra predha artilerie qeverinë ruse për luftën e saj në Ukrainë që kur presidenti Vladimir Putin u takua me Kim Jong në muajin shtator.