Categories: BotaLajme

Britania u tregon ekspertëve të OKB-së foto të dërgesave të Koresë së Veriut në Rusi

Mbretëria e Bashkuar ka ofruar fotografi satelitore të ngarkesave të Koresë së Veriut në Rusi për një panel ekspertësh të OKB-së si pjesë e një përpjekjeje për nisjen e një hetimi zyrtar mbi marrëveshjet e armëve në kundërshtim me sanksionet ndërkombëtare.

Një raport i papublikuar i inteligjencës së mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar tregon pamjet e marra midis periudhës shtator-dhjetor të tre anijeve ruse, Maia, Angara dhe Maria, duke ngarkuar kontejnerë në portin e ringjallur të Koresë së Veriut në Najin përpara se të kalonin në portet ruse në lindjen e largët.

Ndërsa agjencia tha se nuk mund të identifikonte se çfarë kishte në kontejnerë, ajo pasoi një njoftim të SHBA-së javën e kaluar se raketat balistike nga Koreja e Veriut ishin përdorur nga Rusia në Ukrainë.

“Përdorimi i armëve të Koresë së Veriut nga Rusia në Ukrainë është një shkelje e rezolutave të shumta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha një diplomat i OKB-së. “Mënon përpjekjet ndërkombëtare për të parandaluar përhapjen e armëve bërthamore dhe ekspozon se sa e dëshpëruar është bërë Rusia në pushtimin e saj të dështuar. Kjo dhe prova të tjera të dorëzuara në komitetin e sanksioneve të OKB-së duhet të nxisin një hetim të plotë për thyerjen flagrante të sanksioneve ndërkombëtare nga Rusia dhe DPRK [Koreja e Veriut]”, thuhet në raportin e publikuar nga “The Guardian”.

Koreja e Veriut është akuzuar se ka furnizuar me raketa balistike dhe qindra mijëra predha artilerie qeverinë ruse për luftën e saj në Ukrainë që kur presidenti Vladimir Putin u takua me Kim Jong në muajin shtator.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Shqipëria turistike në Berlin, Kumbaro: Sfida, turizmi elitar dhe strukturat akomoduese

Shqipëria është bashkorganizatore e panairit më të madh të turizmit në botë, ITB, i cili…

14 hours ago

Real-Atletico, Simeone: Ta shijojmë

Diego Simeone është gati të përballet me një tjetër derbi të Ligës së Kampionëve. "Është…

14 hours ago

Reali, Ancelotti: Me Atleticon vendoset në ndeshjen e kthimit

Carlo Ancelotti i ka të qarta idetë në prag të derbit me Atleticon e vlefshme…

14 hours ago

Arsenali, Arteta nuk i zë besë PSV-së: Eliminuan Juven

Liga e Kampioneve, faza e 16-shes,  në rrugën e Arsenalit është PSV Eindhoven, që ka…

14 hours ago

Futsal Euro 2026: Sfida e radhës me Kazakistanin, trajneri Resuli fton 13 futbollistë

Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të luajë të premten ndeshjen e radhës kualifikuese të Kampionatit…

14 hours ago

Granit Xhaka përpara duelit me Bajernin: Mos na konsideroni favoritë, dimë se si munden bavarezët!

Në vigjilje të ndeshjes mes Bajernit të Mynihut dhe Bajer Leverkusen, Granit Xhaka i ka…

14 hours ago

This website uses cookies.