Brnabiç: Pse u tregova e ftohtë ndaj kryeministrit Rama?

rama Brnabic

rama Brnabic

Ishte në Tiranë ku mori pjesë në samitin e Procesit të Berlinit, por kur u prit nga homologu shqiptar Edi Rama para nisjes së samitit, u tregua e ftohtë ndaj tij. Kryeministrja serbe ka shpjeguar për mediat e vendit të saj se nuk mund të tregohej e përzemërt me një udhëheqës që ka kërkuar sanksione ndaj Serbisë. 

“Duam marrëdhëniet më të mira të mundshme me Shqipërinë, si me të gjithë rajonit. Nuk mund të jesh asnjëherë thjesht një politikan, ndonjëherë je dhe qenie njerëzore. Nuk jam e lumtur! Nuk e di pse ai veproi ashtu, dhe nuk bën asnjë sens pasi nuk është në linjë me marrëdhëniet tona të mira të fqinjësisë dhe as me atë që ne po bëjmë me Iniciativën e Ballkanit të Hapur” tha Bërnabiç për mediat serbe.

Pati edhe raportime se Brnabic nuk ishte në foton familjare me udhëheqësit e tjerë rajonalë dhe europianë, pasi ajo nuk dukej në foton e publikuar në faqen e Këshillit Europian. Më vonë  Brnabic hodhi poshtë zërat se kishte refuzuar të merrte pjesë në foto, për shkak se ishte i prnaishëm flamuri i kosovës,  duke shpejgur se thjesht ishte vonuar.  “Më thanë të dilja për një set fotografik dhe ashtu bëra. Qëndrova aty, pashë performancën, isha”, tha  ajo.

Qeveria serbe gjithashtu mohoi që kryeministrja kishte refuzuar të dilte në foton familjare,  duke publikuar një foto ku mund të shihet Brnabic me liderët e tjerë. “Brnabiç mori pjesë në një foto familjare të të gjithë liderëve evropianë dhe rajonalë në Tiranë… Me këtë Serbia tregoi edhe njëherë se nuk udhëhiqet nga politika e izolimit, por se është e orientuar drejt bashkëpunimit dhe zgjidhjes së të gjitha çështjeve të hapura përmes dialogut”, shkruhet në reagimin e qeverisë serbe.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.