Broja dhe Mihaj humbin festën e kualifikimit
Shqipëria do të ndeshet me Moldavinë në transfertë me 17 nëntor dhe tri ditë më pas me Ishujt Faroe për të arritur objektivin “EURO 2024”, madje si kryesuese e Grupit E.
Së fundmi trajneri brazilian Silvinjo ka publikuar listën me 24 lojtarë, ku shihen risi dhe rikthime. Mbrojtësi Ardian Ismajli ka lënë pas dëmtimin e tij dhe është gati të jetë në fushë për kuqezinjtë dhe gjithashtu shihet në listë edhe sulmuesi Arbnor Muçolli që aktivizohet me Goteborgun në Suedi.
Shihet gjithashtu që Armando Broja nuk ia ka dal dot të jetë pjesë e Kombëtares për shkak të dëmtimit të marrë një muaj më parë, gjë që e ka lënë jashtë dhe me Çelsin, teksa nuk është grumbulluar as Enea Mihaj.