Categories: LajmeSportFutboll

Broja dhe Silvinjo luajnë “kukafshehti” në Londër

Gjithmonë e më shumë mjegull në çështjen Broja. Problematikat, stoli, raportimet për viroza dhe deri tek mostakimi me trajnerin e kombëtares. Silvinjo dhe Zabaleta kanë qenë të pranishëm në sfidën e kampionatit anglez  Fulham-Aston Vila për të ndjekur Armando Brojën, por sulmuesi kuqezi nuk zbriti në fushë, madje nuk ishte as në stol, për shkak të një viroze.

Trajneri nuk pati mundësinë që ta shihte sulmuesin në fushën e lojës, por RTSH Sport mëson se palët nuk kanë pasur as edhe një takim privat, gjatë kohës që dy trajnerët qëndruan në Londër. Silvinjo nuk e ka kontaktuar sulmuesin kuqezi dhe ndoshta marrëdhënia mes palëve është ftohur, madje Broja mund të rrezikojë edhe grumbullimin për në fazën finale të Euro 2024, nëse situata nuk ndryshon.

Redaksia e Rtsh Sport ka tentuar disa herë që të kontaktojë babain e Brojës, i cili njëkohësisht është edhe menaxheri i sulmuesit, por deri më tani nuk ka pasur asnjë përgjigje apo prononcim në lidhje më këtë temë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Karnavalet, bllokim rrugësh në fundjavë / Bashkia e Shkodrës tregon akset dhe oraret e kufizimit

Në kuadër të festimeve të fundjavës për Karnavalet, Bashkia e Shkodrës ka publikuar planin e…

11 minutes ago

Gjuraj: Ndryshime të rëndësishme në UNISHK – Rektori i “Luigj Gurakuqi” flet për mediat para mbledhjes së Senatit Akademik

Dokumenti i politikave të arsimit të lartë, i miratuar të martën nga Konferenca e Rektorëve,…

15 minutes ago

Goditet dhe kanoset 51-vjeçari / Tre autorët e dyshuar procedohen penalisht

Një 51-vjeçar ka kallëzuar në polici se tre shtetas nga fshati Trush i Poshtëm, Bashkia…

19 minutes ago

NBA/ Xhejms kalon Xhordan, 40 pikë të tjera si 40-vjeçar

Edhe pse bëhej fjalë për ndeshjen e dytë brenda 48 orëve LeBron Xhejms nuk u…

33 minutes ago

Shorti i Champions League, caktohet rrugëtimi i 16 më të mirave drejt Mynihut

Në Nion të Zvicrës u mbajt pak minuta më parë shorti i Champions League ku…

38 minutes ago

Shorti i Ligës së Europës në RTSH/ Pretendentet njihen me rrugëtimin drejt Bilbaos

Në Nion të Zvicrës po mbahet shorti ku 16 pjesëmarrëset më të mira të turneut…

39 minutes ago

This website uses cookies.