Categories: LajmeSportFutboll

Broja gati për Çekinë e qetëson tifozët për dëmtimin

Armando Broja e shenjoi ndeshjen e tij të parë si titullar pas gati një viti, duke shënuar golin e tij të dytë në Premier League me fanellën e Chelsea. Në ndeshjen kundër Fulham, shkodrani u zgjodh surprizisht në formacionin e parë nga tekniku Pochettino, 324 ditë nga hera e fundit që e kishte nisur si titullar. Një mundësi që 22 vjecari e kishte pritur shumë, gjatë kohës që qendronte jashtë fushës për shkak të dëmtimit të rëndë. E ndoshta edhe për këtë arsye tentoi të mos zhgënjente në besimin që iu dha.

Driblime e aksione në progresion, që dhanë idenë e Brojës më të mirë. Sulmuesi i kombëtares ndezi edhe londinezët që në dy minuta shënuan dy gola me Mudryk e vetë Brojën. Britma e clirimit shpërtheu për 22 vjeçarin, që e kishte ëndërruar këtë moment. ‘Është një ndjesi e pabesueshme. U bë një kohë e gjatë që e prisja. Kam qenë jashtë për shumë kohë dhe është bukur të kthehesh. Jam shumë i lumtur për fitoren e skuadrës dhe tani do të shohim përpara. Është një ndjesi edhe më e mirë për veten time, që shënova golin e parë të sezonit në ndeshjen time të parë si titullar, kështu që jam i lumtur”, tha Broja pas ndeshjes.

Një performancë e vlerësuar edhe nga tekniku Pochettino e në fakt dukej mbrëmja pefekte, deri kur një dëmtim i ri i frikësoi të gjithë. Tifozët e Chelsea të pranishëm në Craven Cottage i dhanë Brojës një standing ovation ndërsa linte fushën e lojës, duke prekur kofshën në minutën e 65’. Por tekniku argjentinas i ka qetësuar të gjithë, përfshirë teknikun Sylvinho që mezi pret ta ketë në dispozicion për ndeshjen vendimtare për kualifikimin në Euro 2024 kundër Republikës Ceke: “Ndjeu diçka, por fola me të dhe më tha se nuk është asgjë serioze. Jam i lumtur për të dhe do të jetë gati për fundjavën” saktësoi Pochettino.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Shqipërisë në RTSH/ Kalendari i plotë i ndeshjeve të kthimit të fazës çerekfinale

Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…

11 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor

Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…

11 hours ago

Lezhë- Policia prangos Serxhio Nikollin, ishte në kërkim ndërkombëtar

Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…

11 hours ago

Bisedimet e anëtarësimit, MEKI njofton hapjen e grupkapitujve 2 dhe 3

Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…

11 hours ago

“Ahengu shkodran” në qytetin e Tuzit  – Spektakli i veçantë në trevat e Malësisë përtej kufirit shtetëror

Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…

12 hours ago

“Ta tham n’Shkodër” !  – Eventi i organizuar nga Këshilli Vendor i Rinisë Shkodër dhe Qendra Rinore “Atelie”

Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…

12 hours ago

This website uses cookies.