Broja mbetet në Angli, Evertoni parakalon Milanin

Mediat italiane shkruajnë se është komplikuar transferimi i sulmuesit shqiptar Armando Broja te skuadra e Milanit. Arsyeja? Evertoni po kërkon me ngulm një sulmues dhe klubi anglez është i gatshëm që të paguajë 30 milionë euro për kartonin e lojtarit.
Milani nuk është i gatshëm që të paguajë kaq shumë për sulmuesin shqiptar dhe synon më shumë një huazim me të drejtë blerjeje.
Vetë Broja, që tashmë e ka të sigurt largimin nga Çelsi, nuk e ka mohuar se do ti pëlqente një aventurë e re në Itali. Gjithsesi merkato sapo ka filluar dhe sulmuesi shqiptar po ndiqet me vëmendje nga shumë klube të njohura të kontinentit.