Broja: Tifoz i Çelsit që në moshën 3-vjeçare, i frustruar nga koha e pakët e aktivizimit
Gjatë një interviste për “The Secret Scout” në “You Tube”, Armando Broja tregon për hapat e para në karrierë si dhe komenton situatën në cilën ndodhet pas rikuperimit nga ai dëmtim i gjatë.
“Kam qenë tifoz më Çelsin që në moshën 3-vjeçare edhe pse hapat e parë në futboll i kam hedhur në një klub rival siç është Totenhahmi”, tregon Broja, i cili pohon se përpara se të luante si sulmues ka provuar të jetë portier, mbrojtës dhe mesfushor krahu.
“Kur luaja me moshat e Totenhemit kundër bashkëmoshatarëve tanë të Çelsit mundohesha që të jepja 150% pasi doja shumë që të transferohesha në klubin për të cilin bëja tifo”, thotë sulmuesi shqiptar.
Mes të tjerash Broja tregon edhe për situatën që po kalon tani. “Shumë lojtarë do të frustroheshin nga fakti se aktivizohen pak si titullarë, por unë duhet të bëj durim pasi kam lënë pas një dëmtim të rëndë. Tani më duhet edhe një herë të tregoj se kush jam në sytë e trajnerit, stafit, klubit dhe tifozëve. Jam i bekuar në pozicionin ku ndodhem”, pohoi Broja.
Në fund të bashkëbisedimit ai tregon edhe për mbrojtësin, i cili i ka hapur më shumë punë në fushë. “Të them të drejtën Anglia ka një kampionat të fortë ku ndodhen shumë mbrojtës të fortë. Njëri prej tyre është edhe Virgjil Van Dajk. Ai është i gjatë dhe i fortë fizikisht dhe kjo e bën të vështirë për ta kaluar”, përfundoi Broja.