Në zbatim të masave të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, u finalizua operacioni policor i koduar “Brothers”. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda i DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mirditë dhe me Forcat e Sigurisë Kombëtare, finalizoi operacionin e koduar “Brothers”. Si rezultat i këtij operacioni u ndaluan shtetasit në kërkim: Edmond Marku 36 vjeç, Mark Marku 33 vjeç dhe Loni Marku 29 vjeç akuzohen për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim”. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë i ka caktuar këtyre shtetasve masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim”, pasi dyshohet se më datë 12.05.2023, në Fan, Mirditë, kanë goditur me sende të forta shtetasin B. N., për motive të dobëta.
Teksa sulmet midis Izraelit dhe Hezbollahut u rritën ndjeshëm këtë javë, nga ana tjetër po…
DashiTë marrësh një përgjigje të drejtpërdrejtë nga askush nuk do të jetë e lehtë. Njerëzit…
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të vijojë…
Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të zhvillojë më 20 shtator në orën 19:00…
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka pritur sot në Bruksel të 6…
Është përcjellë për në banesën e fundit ish-deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani, i cili…
This website uses cookies.