Bruceloza në të imta, AKVMB do të nisë fushatën e vaksinimit në të gjithë vendin
Së shpejti do të nisë fushata e vaksinimit të bagëtive të imta nga bruceloza. Këtë vit vaksinimi do të bëhet në të gjitha kategoritë e të imtave, përfshi kafshët e remontit dhe tufën bazë. Në të gjithë qarkun e Korçës, numri total i krerëve që do të vaksinohen është rreth 200 mijë, teksa janë të angazhuar në këtë proces 52 veterinerë.
Bruceloza është një sëmundje zoonotike, ndaj dhe procesi i vaksinimit është mjaft i rëndësishëm.
Programet e vaksinimit të kafshëve kanë dhënë rezultate në përmirësimin e situatës dhe kontrollin e kësaj sëmundjeje, qoftë në uljen e numrit të vatrave të infeksionit ashtu dhe në prezencën e saj tek njerëzit.
Fushata e vaksinimit kundër brucelozës në bagëtitë e imta, që ka si qëllim final vënien nën kontroll dhe zhdukjen e kësaj sëmundje cilësohet si një ndër angazhimet dhe projektet më serioze në 10 vitet e fundit.