Bruksel- Integrimi dhe Ukraina, Rama takon Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen
Kryeministri, Edi Rama ndodhet të mërkurën për një vizitë zyrtare dyditore në Bruksel, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian.
Kryeministri Rama, në mesditë, u takua edhe me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Fokus i diskutimeve të takimit të Kryeministrit Rama me zyrtarët e lartë të BE-së do të jetë integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe plani i rritjes ekonomike.
Takimi vjen disa ditë para organizimit të samitit për Ukrainën në Tiranë, që do të mbahet më datë 28 shkurt, ku për herë të parë vendin tonë do ta vizitojë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Michel: Mirënjohje për mbështetjen e Shqipërisë dhe rajonit për Ukrainën
Po të mërkurën, kryeministri Rama takoi edhe Presidentin e Këshillit të Evropës, Charles Michel, i cili përshëndeti nismën për të zhvilluar një samit rajonal Ballkan Perëndimor- Ukrainë në Tiranë.
Nëpërmjet një postimi në platformën X, Michel bëri të ditur gjithashtu se edhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE.
“Me @ediramaal, diskutuam rrugën përpara të Shqipërisë drejt BE-së dhe mbështetjen tonë gjatë gjithë kësaj rruge. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. Përshëndeta gjithashtu nismën për të pritur një samit rajonal Ballkan Perëndimor-Ukrainë në Tiranë. BE është mirënjohëse për mbështetjen e Shqipërisë dhe të rajonit për Ukrainën”, shkruajti Michel.