BSH do të rishtypë monedhat metalike me prerje 5 lekë dhe 10 lekë

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi rishtypjen e monedhave monedhave metalike shqiptare me kurs ligjor, me prerje 5 lekë dhe 10 lekë.
Ky vendim parashikon rishtypjen e monedhës metalike 5 dhe 10 lekë, me kurs ligjor, me qëllim plotësimin e kërkesave të ekonomisë për para, në vlerë dhe strukturë, si dhe sigurimin e një furnizimi të rregullt me to, për një periudhë disavjeçare.
Emetimi i monedhave ka përfitime të mëdha për individët dhe organizatat financiare, duke përmirësuar sigurinë, lehtësimin e transaksioneve dhe lehtësimin e menaxhimit të financave personale.
Nxjerrja dhe qarkullimi i monedhës kombëtare “lek” është detyrë ekskluzive e Bankës së Shqipërisë.
