BSPSH, në Shkodër 52% e fuqisë punëtore e papunë/ Tuka:Duhen kontrolle në fasoneri, nuk respektohet paga minimale

Sipas Bashkimit të Sindikatës së Pavarur Qarku Shkodër 52% e fuqisë punëtore është e pa punë në Shkodër. Kryetari i kësaj sindikate Albert Tuka në mungesë të protestës zgjodhi të japë një deklaratë për mediat në ditën e punëtorëve.Tuka thotë se po hartohet drafti i cili do dërgohet për miratim në parlament që ka të bëjë me rritjen e pensioneve. Sindikata kërkon më shumë inspektime veçanërisht tek fasoneria pasi sipas tyre pronarët abuzojnë duke mos respektuar as pagën minimale ndaj punonjësve.