Bujar Osmani kandidat i BDI për president – Ali Ahmeti kërkon mbështetje për zgjedhjet e 24 prillit në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti njoftoi se Bujar Osmani, që aktualisht mban postin e ministrit të Jashtëm në Maqedoninë e Veriut, do të jetë kandidati i partisë shqiptare në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit.  Ahmeti tha se është koha që të ndryshohet edhe Kushtetuta që Presidenti të zgjidhet nga Kuvendi.

“Të ndryshohet kushtetuta dhe zgjedhja e presidentit dhe zv.presidentit në Kuvend, përfshirjen e komunitetit bullgar dhe të tjerëve në kushtetutë. Zotohemi se ne nuk do te jemi pjese e asnjë qeverisë që nuk e ndryshon kushtetutën dhe do te dalin ne opozite për te luftuar këto kërcënimet ekzistenciale për RMV”, tha Ahmeti.

Ahmeti akuzoi Rusinë se është kërcënim për Maqedoninë e Veriut, pasi ka ndërhyrë në shoqëri dhe ka ndikuar skenën partiake në vend, por edhe rajon.

Bujar Osmani në garën për kreun e shtetit do të ketë përballë Arben Taravarin, i cili u propozua si kandidat i partive të bashkuara opozitare. Gordana Siljanovska është kandidate nga radhët e partisë opozitare OBRM-PDUKM, ndërsa partia më e madhe LSDM pritet të rikonfirmojë presidentin aktual Stevo Pendarovski, për një mandat të dytë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.