Bujar Spahiu rizgjidhet kryetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar

Bujar Spahiu është rizgjedhur kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Zgjedhjet u zhvilluan këtë të shtunë (2 mars) në ambientet e Medresesë së Tiranës, ku Spahiu mundi të marrë mbi 80 vota më shumë kandidati tjetër në garë.  

 Procesi u shoqërua me akuza dhe polemika, pasi disa anëtarë të Komunitetit Mysliman protestuan para Medresesë, duke akuzuar për një proces të manipuluar votimi. Sipas tyre, kryetari ishte zgjedhur paraprakisht dhe se votimi që u zhvillua “ishte vetëm një farsë”.

Të zbatohet statuti i Komunitetit Mysliman në mënyrë që organet drejtuese të Komunitetit Mysliman të zgjidhen nga besimtarët. Ata nuk e  zbatojnë këtë dhe vendosin vetëm përmes manipulimit derisa formohet ai që quhet këshilli i përgjithshëm i cili zgjedh kryetari e Komunitetit Mysliman. Ne kemi denoncuar shkeljet sepse përsërite e njëjta situatë, nuk bëhen zgjedhje, futen kandidatë të manipuluar, nuk lejojnë kandidatë të tjerë. Kjo që bëhet sot është thjeshtë farsë. Kërkojmë gjithëpërfshirje. Ne kërkojmë të ndërgjegjësojmë qytetarët që të reagojnë”, u shpreh njëri prej tyre.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.