Categories: LajmeEkonomi

Bujqësia financohet dhe pa IPARD, zëvendës ministri për RTSH: Në 2023 u shpërndanë 5.3 miliardë lekë

Kur në korrikun e kaluar, Komisioni Europian lajmëroi ndërprerjen e përkohshme të rimbursimeve për financimet e projekteve në bujqësi si pjesë e Programit IPARD II, Ministria e Bujqësisë nisi të shohë rrugë të tjera plotësuese në ndihmë të fermerëve.

Në një intervistë për RTSH-në, zv.ministri i Bujqësisë, Arian Jaupllari tha se e para është Skema Kombëtare.

I referohemi një herë Skemës Kombëtare 2023. Realizuam një skemë për 2023, me 5.3 miliardë lekë. Ka qenë skema më e madhe ndër vite e përfitimit të fermerëve dhe është rritur numri i fermerëve dhe blegtorëve përfitues. Parashikohet që numri i përfituesve për 2024-ën të rritet që mund të shkojë deri në 70 mijë përfitues. Në parashikimet tona kemi parashikuar një buxhet prej 6 miliardë lekë”, tha Jaupllari.

Vec Skemës Kombëtare, Ministria e Bujqësisë po negocion dhe për mekanizma të tjera mbështetjeje për fermerët.

Por ndërkohë po negociohet me ministrinë e Financave që të kemi edhe një skemë tjetër mbështetje për investimet në bujqësi që pritet të finalizohet nga qershori që mund të kompensojë disi edhe mungesën e fondeve IPARD. Kemi edhe donatorët duke i mbështetur fermerët me projekte pilotë konkrete sidomos me vajin e ullirit, agroturizmin, produktet tradicionale, me investime në blektori dhe aquaculture”, deklaroi Jaupllari.

Skema Kombëtare e Bujqësisë dhe Blegtorisë 2024 pritet të miratohet nga qeveria brenda këtij muaji, ndërsa procesi i aplikimit të fermerëve parashikohet të kryhet në periudhën mars-prill.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

1 day ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

1 day ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

1 day ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

1 day ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

1 day ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

1 day ago

This website uses cookies.