Bujqësia në Postribë, fermerët të kënaqur me prodhimin dhe gjetjen e tregut
Këtë vit fermerët e Postribës në Bashkinë e Shkodrës kanë mbetur të kënaqur me prodhimin dhe tregun e produkteve bujqësore si patate, qepë, patëllgjan, spec e domate. Por më së shumti ata merren me kultivimin e qepës e cila është shumë e kërkuar për vetë përbërjen kimike të saj mjaft të pasur, që vjen si rezultat i strukturës së tokës dhe kushteve klimatike të zonës.
Në zonën e Postribës janë me qindra familje të cilat merren me bujqësi e kryeisht me qepën, e cila njihet e kultivohet për mbi 200 vjet në këtë zonë.